“I bllokuar në Gjilan!”, besniku i Maurizio Sarrit rrëfen Koronavirusin në Kosovë

15 Mars 2020
22:45
back button

“Nëse shoh jashtë nuk shoh asgjë! Vetëm fusha. Jam me fat në një farë mënyre, sepse nuk kam komshinj. Por, frika ekziston. Edhe pse këtu në Gjilan ka vetëm një spital infektiv”.

E mbani mend Corrado Saccone? Dikur pjesë e stafit të Partizanit në Tiranë, por sidomos i besuar i Maurizio Sarrit, ndërsa sot stërvit në Kosovë, edhe pse momentalisht “stërvit” nga shtëpia, ku është izoluar, pasi edhe rastet e para me Koronavirus kanë mbërritur në Kosovë.

Larg Napolit ku ka punuar për 8 vite, përgatitës fizike njëherë me Mazzarri, pastaj me Benitez dhe në fund me Sarri. Sot bën të njëjtën punë te Gjilani, në vend të tretë në renditje.

 “Deri të shtunën ishte çdo gjë mirë, më pas kur u konfirmuan rastet e para u bllokua gjithçka. Këtu ka varfëri dhe nuk ka mjete për të shmangur përhapjen e epidemisë apo për të kuruar të gjithë rastet. Ndaj, njerëzit duhet të bëjnë kujdes. Por, nuk largohem, kam kontratë dhe e respektoj”.

Ekipit, Saccone, që vajzën e ka në Tiranë, i ka dërguar program të personalizuar për t’u stërvitur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit