I çliruar nga PSG, Dani Alves zbulon kushtin dhe klubin e ardhshëm

14 Korrik 2019
21:38
back button

Është pikërisht braziliani Dani Alves një nga emrat më të përfolur dhe të kërkuar në këtë merkato vere, pasi mbrojtësi anësor përfundoi kontratën e tij me PSG. Inter në Itali, Tottenham, Arsenal dhe Manchester City në Angli janë vetëm disa prej klubeve elitare që synojnë shërbimet e Dani Alves.

Tashmë ai është gati të nisë aventurën e re, si një futbollist i lirë, por gjithashtu edhe si një kampion i pandalur, pasi veç titullit kampion në Francë, fitoi së fundmi edhe trofeun e Kupës së Amerikës me Brazilin.

“Tani jam i lirë, kam shumë gjëra për të arritur në futboll dhe me këtë shpirt mund të shkoj kudo. Mund të them vetëm një gjë: ekipi që do të më angazhojë, do të ketë marrë një kampion të vërtetë. Gjithsesi ende nuk është vendosur gjë. Kam për qëllim të shkoj te klubi që do të më propozojë sfidën më të madhe”, deklaroi braziliani për “Globo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit