“I çmenduri” Dani Alves, 2 oferta në tavolinë dhe një qëllim i qartë

11 Korrik 2019
11:50
Eraldo Harlicaj
back button

Kapiteni i Brazilit, Dani Alves, është 36 vjeç, por ka një synim të çmendur. Mbrojtësi fitoi Kupën e Amerikës, por shpreson të mbyllë karrierën me fitimin e Kupës së Botës 2022. 

Alves është pa ekip momentalisht dhe synon që të nënshkruajë me një skuadër të mirë në Europë në mënyrë që të realizojë qëllimin e tij. 

Largimi nga PSG ka bërë që braziliani të jetë i lirë në treg. Lideri i Brazilit ka dy oferta që po shqyrton. Ai do të thyejë çdo rekord dhe do që të bëhet "i përjetshëm". Mbrojtësi i krahut të djathtë është një "gjah" i lakmueshëm, pasi transferohet me kosto zero. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit