“I çmenduri” Ibra tregon kur do të dalë në pension: Jam hero!

2 Dhjetor 2019
9:25
Eraldo Harlicaj
back button

Zlatan Ibrahimovic i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për Gazzetta dello Sport. Suedezi la ekipin e Los Angelos Galaxy dhe tani po mendon të vazhdojë karrierën në Seria A. Milani dhe Bologna janë dy ekipet që duan të rrëmbejnë lojtarin. 

Suedezi mendon se mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare nese gjen një projekt që e bind dhe e entuziazmon. Ai foli për Gazzetta dello Sport dhe i habiti të gjithe deklaratën e tij. 

“Nëse gjej një projekt që më entuziazmon mund të luaj deri në moshën 50-vjeçare. Kam kaluar një eksperiencë mjaft mirë te Los Angelos Galaxy. Ishte fantastike. Tani ka dy heronj në botë, unë dhe Giuseppe Garibaldi”, – tha ai. 

   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit