“I çmenduri” Ibrahimovic pa frena, godet sërish me deklaratën epike

16 Shtator 2019
13:01
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Los Angelos Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, ka goditur sërish me hat-trickun e shënuar në ndeshjen e fundit të fituar me rezultatin 7-2 ndaj Sporting KC. Suedezi ka folur pas ndeshjes dhe si gjithmonë është shfaqur “shumë” modest. 

“Mendoj se në 2 vite e gjysmë që jam këtu kam bërë gjëra të mira, të shkëlqyera, përfekte… Mendoj se jam lojtari më i mirë i historisë në MLS dhe nuk bëj shaka për këtë. 

“E kam thënë që në ditën e parë se nuk jam për pushime këtui. Jam këtu për të dhuruar ndeshje të mira dhe t’i tregoj të gjithëve se si luhet futbolli. Duhet vetëm të vazhdoj, të jem në formë dhe të ndihmoj skuadrën të shënoj gola. 

“Nuk është e vështirë duhet të jesh… Zlatan”, – tha 37-vjeçari. Ai ka shënuar 26 gola këtë sezon deri tani, ndërsa golashënuesi më i mirë është Carlos Vela me 28 gola. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit