I dha Manchester City kualifikimin: Punoj përditë për t’u bërë si Ronaldo

8 Gusht 2020
11:34
Alfred Lleshi
back button

Gabriel Jesus ka zbuluar se po përdor talentin e jashtëzakonshëm të legjendës braziliane, Ronaldo Nazario, si motivues të karrierës. Sulmuesi i Manchester City e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitimit dhe kualifikimit ndaj Real Madridit, në 1/8 finale të Champions-it.

“Ne mundëm një ekip të nivelit të lartë, klubi më i mirë në këtë kompeticion, kështu që gëzimi është maksimal, – tha Jesus për “BT Sport”. – Jemi njerëz dhe mund të bëjmë gabime, kështu që besojmë gjithmonë në presionin ndaj kundërshtarit. Të “shtyp” lart, sa më shumë, është një nga detyrat dhe fuqitë e mia. Isha i lumtur që shënova.

Punoj përditë për të qenë një sulmues i shkëlqyeshëm. Dua të bëhem si Ronaldo. Cilësitë e tij ishin të ndryshme nga të miat, por më duhet të punoj për të qenë një sulmues i shkëlqyeshëm. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të qëndrojmë të fortë për ndeshjen tjetër”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit