Me një gol në frymën e fundit, ai vendosi ndeshjen ndaj Juventusit dhe i dha Simone Inzaghit Superkupën e Italisë. I gjashti në historinë e klubit zikaltër. Alexis Sanchez ishte njeriu vendimtar për triumfin e Interit. Në fund të ndeshjes ai donte të hiqte disa “guralecë nga këpucët”: “Kam qenë gjithmonë mirë, por nuk kam luajtur. Është zgjedhje e trajnerit dhe e respektoj. Unë jam si një luan në kafaz. Sa më shumë të luaj, aq më mirë ndihem”.
Sanchez ka diçka për të gjithë. Duke filluar nga ish-trajneri Antonio Conte. “Ai më tha se askush nuk ishte si unë, se më duheshin 15-20 minutat e fundit për të bërë ndryshimin. Kampionët janë të tillë, sa më shumë të luajnë, aq më mirë bëjnë. Mendova se do ta luaja këtë ndeshje, pas provës ndaj Lazios, isha i uritur për të fituar. Cikli fitues? Duhet të vazhdojmë kështu, jemi në rrugën e duhur dhe nuk duhet të dorëzohemi”.