I dorëzoi “Topin e Artë” Messit, Modric ka një mesazh për argjentinasin! (VIDEO)

2 Dhjetor 2019
22:32

Lionel Messi u shpall fitues i “Topit të Artë”, me argjentinasin që triumfon për herë të gjashtë në karrierë. Trofeun ia dorëzoi pikërisht fituesi i vitit të shkuar, Luka Modric, me kroatin që kishte edhe një mesazh domethënës.

Mesfushori i Realit të Madridit u dëgjua në mikrofon, teksa iu afrua Messit dhe i tha: “E meriton!” Shkurt, pastër dhe qartë, Luka Modric dha mesazhin e tij!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit