“I dua patjetër në ekip”, trajneri i Romës i mahnitur nga dy “dështakët” e Premier League!

24 Shkurt 2020
15:30
back button

Roma mori një fitore të thellë 4-0 mbrëmjen e kaluar ndaj Leçes në shtëpi, duke hedhur pas krahëve krizën e rezultateve që e kishte kapluar së fundmi. Pas ndeshjes trajneri Fonseca foli për mediat, ku shprehu hapur dëshirën për të mbajtur në ekip dy lojtarët e ardhur nga Premier League.

Bëhet fjalë për Chris Smalling dhe Henrikh Mkhitaryan. Të dy këta lojtarë kanë ardhur në formulën e huazimit me të drejtë blerjeje nga Manchester United dhe Arsenal, të cilët i larguan si të panevojshëm. Mbrojtësi ka bindur prej kohësh dhe vetëm detajet e fundit mbeten për t’u zgjidhur me United në lidhje me shifrën finale të operacionit.

Për sa i përket Mkhitaryan, situata është pak më ndryshe, pasi armeni fillimisht u përmend si një largim i sigurt, por paraqitjet e fundit duket se kanë bindur trajnerin Fonseca. Për sulmuesin, numri një i stolit të Romës u shpreh: “Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ka karakter dhe merr vendimet e duhura në fushë. Do të doja shumë të vazhdoja ta kisha në ekip”, përfundoi Fonseca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit