I “futi duart” gazetares sportive “live”, identifikohet autori. Mungon denoncimi

29 Nëntor 2021
13:28
Alfred Lleshi
back button

Policia identifikoi tifozin e Fiorentinës, i cili pas ndeshjes së 27 nëntorit ndaj Empolit ngacmoi (i futi fuart) gazetaren e “Toscana Tv”, Greta Beccaglia, teksa ajo ishte duke raportuar drejtpërdrejt për një emision sportiv. Komisariati i Empolit e identifikoi atë duke kryqëzuar pamjet e marra nga i njëjti televizion me të tjerat.

Hetime të tjera janë duke u zhvilluar. Për momentin nuk po merren masa konkrete, pasi policia është në pritje të raportit të gazetares, e cila ende nuk është paraqitur pranë autoriteteve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit