I hutoi kundërshtarët duke fërkuar gjoksin, klubi e falënderon me video

27 Shtator 2019
19:53
back button

Ndeshja mes Hearts dhe Aberdeen për Kupë në Skoci përfundoi në barazim 2-2 dhe skuadrat, iu drejtuan penalltive për të përcaktuar fituesin.

Në fund rezultoi se vendasit e Heart u kualifikuan për në gjysmëfinale me rezultatin 3-0 në penallti.

Asnjë penallti nuk arritën të shënojnë futbollistët miq, ndoshta edhe falë një tifozi me një sjellje të çuditshme.

Pak kush arrin ta dallojë, por në cepin e djathtë të videos, dallohet një tifoz, i cili në çdo penallti të kundërshtarëve ngre bluzen e tij dhe fërkon gjoksin, si një mënyrë për të bërë pak “magji” ndaj kundërshtarëve dhe si rezultat duket se ia doli.

Për këtë klubi e publikoi videon në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Disa teknika speciale të shpërqendrimin gjatë penalltive të Aberdeen nga një tifoz pas porte në unazën e dytë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit