I izoluar në shtëpi, Federer jep lajmin surprizë për tifozët e tij

7 Korrik 2020
8:46
Gentian Spiri

Sezoni 2020 i sportit të tenisit është ende në dilemë për shkak të koronavirus, madje janë regjistruar disa raste me Covid-19 në këtë sport. Turnetë pritet të rinisin në muajin gusht, por në fushë këtë sezon nuk do të zbresë Roger Federer. Zvicerani është operuar dy herë gjatë muajve të fundit dhe ka konfirmuar se do të rikthehet në janar të 2021-shit.

Fituesi i 20 grand slam, në një intervistë të dhënë për mediat e vendit të tij tha: “Për mua ka qenë mjaft e bukur kjo kohë e kaluar pranë familjes time, këtu në Zvicër. Në 25 vitet e fundit kam udhëtuar shumë, nuk kam kaluar kurrë 2 muaj të plota pranë familjes”.

Jemi argëtuar duke qëndruar të gjithë së bashku në izolim, ndërkohë që cilësia e jetës këtu është e mirë. Përpara kemi verën dhe duke parë se shumë njerëz po dalin jashtë edhe ne do të përfitojmë”, tha Federer.

Duke folur për të ardhmen e tij në sporti, zvicerani shtoi: “Do t’i bëj hapat një e nga një për sa i përket rikuperimit, që duket i avashtë. Tani ndihem shumë më mirë, por nuk jam ende në nivelin e duhur për të luajtur tenis. Jam i bindur se do të jem në 100% të formës kur të nisë sezoni i ardhshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit