I izoluar në Turqi nga koronavirusi, Muriqi ka një mesazh edhe për Tehrim

25 Mars 2020
11:43
back button

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, që luan për gjigantin turk Fenerbahce, ka folur për gazetën e famshme “Fanatik” mbi situatën aktuale që po kalon bota për koronavirusin dhe pezullimin e futbollit.  “Jo vetëm si një vend, por ne po kalojmë një proces shumë të vështirë në të gjithë botën. Dua t’I uroj gjithë të mirat dhe shëndet trajnerit të Galatasaray, Fatih Terim dhe Abdurrahim Albayrak. Të gjithë ata që rezultuan pozitiv, familjet dhe të dashurit e tyre le të kenë ndihmën e Zotit”.

“Puna jonë bëhet në shtëpi falë klubit tonë. Pajisjet tona janë në një nivel shumë të lartë, megjithëse jemi në shtëpi. Dua të falënderoj klubin tonë dhe të kompanitë e fitnesit”.

Por, si është situata që ai po kalon: “Pak e vështirë, natyrisht. Shpresojmë dhe duam të kthehemi në kampin stërvitor dhe të bëjmë stërvitjet tona duke kaluar këtë periudhë në një kohë të shkurtër”.

“Ne patjetër duhet të dëgjojmë autoritetet. Shteti ynë mori të gjitha masat paraprake. Si individ, detyra jonë nuk është të largohemi nga shtëpia. Kjo duhet të jetë primare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit