I izoluar nga Covid-19; Ronaldo sheh nga Barça. Jep mesazhin e koduar në rrjetet sociale

24 Tetor 2020
13:43
Alfred Lleshi
back button

Shpresa për ta parë Cristiano Ronaldon të luajë kundër Barcelonës nuk ka humbur ende, edhe nëse duhet një tampon pozitiv për këtë. Në mënyrë që të përballet me Messin, portugezi ka kohë deri të martën e ardhshme, për të marrë një përgjigje zyrtare shëndetësore, që konstaton negativizimin e tij karshi Covid-19. Ndërsa është në pritje të tamponit negativ, Ronaldo, i izoluar, vazhdon të dërgojë mesazhe në rrjetet e tij sociale.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po poston foto të shumta gjatë karantinës, duke treguar edhe stërvitjet e tij të pashmangshme. Në foton e fundit, në të cilën pozon me “look”-un e ri të flokëve, Ronaldo ka bashkangjitur mesazhin: “Lëre vetëbesimin tënd të flasë”….

Lajme të tjera

Lajmet e fundit