I ka dhënë fjalën Interit, por Cagliari do paratë. Edhe PSG në garë për talentin?

12 Qershor 2019
15:08
Anton Cicani
back button

Interi është duke negociuar që prej shtatorit të vitit të shkuar talentin e futbollit italian, Nicolo Barella, por duhet të nxitojë që të mbyllë sa më shpejt akordin me Cagliarin, që kërkon 50 mln euro për mesfushorin titullar te Italia e Mancinit.

Zikaltërit kanë arritur të ofrojnë deri në 35 mln euro dhe tani palët duhet të ulen dhe bisedojnë sërish, ndoshta me përfshirjen e kartonit të ndonjë futbollisti që i pëlqen sardëve. Presidenti Giulini është i vështirë kur bëhet fjalë për tratativa.

Kështu, Milani ende nuk ka humbur shpresën, edhe pse vetë Barella i ka dhënë fjalën Interin. Ndërkohë, sipas "Gazzetta dello Sport", PSG mund të zgjohet shpejt dhe me afrimin e Leonardos, që e njeh mirë Barellan, mund të provojë ta marrë, duke paguar Cagliarin.

Do të ishte një tjetër manovër si me Marco Verrattin dikur, që ia rrëmbeu Juventusit që po vonohej për të paguar shifrën që kërkonte Pescara (5,5 mln euro).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit