I ka mohuar martesën, ylli i Tottenham rrëfen “torturat” e babait

8 Mars 2019
21:51
back button

“Të jesh një profesionist do të thotë më shumë se të kesh vetëm talent”. Citat i Son Heung-min, dikush që talent ka sa për të tepruar. Por që ka mësuar përmes adoleshencës së tij se sa shumë mund të ndihmojë puna, edhe kur bëhet fjalë për dikë që di mirë se mund të luajë më mirë se të tjerët.

Koreani, ylli i Tottenham, rrëfehet në një intervistë për “The Guardian” dhe sqaron se si familja e tij ka qenë thelbësore në procesin që e bëri të jetë futbollisti më i famshëm në kombin e tij, e mbi të gjitha, një prej futbollistëve më të rëndësishëm në Premier League. Kujt i detyrohet ai për këtë sukses? Babait të tij, mes orëve palexho dhe ndalim të martesës.

Vështirë t’i shpëtosh babait të tij, Son Woong-jung, ish-futbollist. Edhe sepse sulmuesi i Tottenham jeton ende me prindërit e tij. Nuk ka asnjë qëllim që të dalë më vete nga shtëpia, apo që të gjejë nuse, edhe pse për momentin numri 7 i Spurs-ave është beqar.

Gjithsesi, s’ka martesë për atë. Të paktën deri në momentin kur karriera e tij të ketë përfunduar: “Babai im më thotë gjithmonë një gjë: ‘kur martohesh, prioriteti yt do të jetë familja, bashkëshortja dhe fëmijët. Pastaj do të vijë futbolli’”, sqaron Son.

“Ndaj unë jam dakord. Dua të jem i sigurtë që teksa luaj në nivelet më të larta, futbolli të jetë gjithmonë prioriteti im. Edhe sepse kur tërhiqesh, në moshën 33 ose 34 vjeç, ke akoma të gjithë kohën e nevojshme përpara për të krijuar familje”, deklaroi koreani.

Harrojeni që kur ka qenë fëmijë të ketë patur ndonjë trajtim preferencial meqë ishte djali i trajnerit, përkundrazi. “Kur isha 10 apo 12 vjeç babai u bë trajneri i skuadrës së shkollës time. Na detyronte të mbanim topin në ajër për 40 minuta pa ndërprerje. Kur më binte mua topi në tokë, e nisnim të gjithë nga fillimi”, tregon Son për stërvitjen sportive por edhe për një përgjegjësi të madhe mbi atë.

“Një herë bëra fjalë me vëllain time dhe për ndëshkim na detyroi që të bënim palexho me topin për katër orë pa ndërprerje. Në orën e tretë sytë e mi shihnin tre topa, ndërsa dyshemeja ishte shndërruar e kuqe, sepse i kisha sytë e sfilitur”, rrëfen koreani, idhulli i të cilit është Cristiano Ronaldo, shembulli më i mirë i sakrificës sportive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit