I ka munguar shumë kombëtares, Odise Roshi tregon kur kthehet!

17 Dhjetor 2018
17:04
back button

Kombëtarja shqiptare mbylli një vit zhgënjyes sa i përket rezultateve. Debutimi në Ligën e Kombeve shkoi në mënyrën më të keqe të mundshme, ndërsa aspak mirë nuk shkuan as ndeshjet miqësore. Një pjesë e këtij problemi ishin dhe mungesat e disa lojtarëve kyç në kombtëtare, mes tyre Armando Sadiku apo Odise Roshi, të dy të dëmtuar në ligament.

Të dy u operuan dhe gjithçka shkoi me sukses, ndërsa tani kanë nisur stërvitjen për tu rikthyer sa më parë në fushën e lojës. Odise Roshi është duke vijuar përgatitjet në Itali, aty ku ndodhet prej muajsh dhe po arrin formën dita-ditës. Sulmuesi i krahut i kombëtares është duke kryer seanca intensive stërvitore në palestër, ndërsa prej pak javësh ka nisur vrapimet dhe kontaktin me topin.

Ky është një lajm i mirë për 27 vjeçarin e kuqezinjve, që tashmë pret me padurim rikthimin në fushën e lojës. Nëse gjithçka vijon sipas planit që i kanë dhënë mjekët, Odise Roshi do të jetë gati për të zbritur në fushën e lojës në muajin mars. Kështu ai rikthehet për të luajtur me Ahkmat Grozny në Rusi, por njëkohësisht rikthehet edhe për kombëtaren shqiptare, që e ka vuajtur shumë mungesën e tij.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë lojtari për Telesport, i cili është shprehur se kërkon që të rikthehet në 100% të formës së tij. Për këtë arsye është duke punuar me trajner personal në Turin të Italisë, me qëllim që gjithçka të jetë e kuruar deri në detaj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht

Lajme të tjera

Lajmet e fundit