I ka shpëtuar apo e ka lejuar vetë FSHF-ja këtë paligjshmëri në futboll?!

6 Shtator 2021
18:19
Alfred Lleshi
back button

Nga Artur ZEKTHI

Tek ndjek këto ditë publikimin e kalendarëve të ndeshjeve për kategoritë e ndryshme të futbollit për  edicionin 2021-2022 nga ana e FSHF, nuk mundet të mos të të bjerë në sy që në Kategorinë e Dytë, Grupi A, Kategorinë Superiore U-19, Grupi B, merr pjesë një ekip që quhet F.K.Elbasani, me logon e ish-klubit të futbollit K.F.Elbasani SH.A, i shitur prej disa vitesh kompanisë angleze MANCHESTER GROUP.

Çfarë është ky klub që në kundërshtim me ligjin përfaqësohet në kompeticionet kombëtare pa konkurencë, siç e përcaktojnë rregulloret e FSHF-së, dhe aq më flagrant është fakti që mban logon e një klubi tashmë pronë e një kompanie tjetër. Cilat janë interesat e FSHF-së, që fshihen në këtë shkelje kaq të hapur ligjore, nëse e ka lejuar vetë, nuk i ka shpëtuar asaj?

A thua se pas këtij abuzimi me rregulloret e FSHF-së fshihen marrëdhëniet private të presidentëve? Në QKB sot gjen nën pronësinë e A.LAZES një tjetër klub futbolli, i emërtuar “ELBASANI 1913”, me administartor të birin e z.Laze, XHANIN LAZE. Në fakt ky është klubi që fshihet pas F.K.Elbasani, që konkuron në aktivitetet sportive pa e filluar procesin e konkurimit në kategoritë më të ulëta, ashtu siç po vepron A.F.Elbasani, një tjetër akademi sportive e financuar nga Bashkia Elbasan, dikur ortakja e A.LAZES tek ish-K.F.ELBASANI.SH.A.

Eshtë e drejta legjitime e A.F.ELBASANI t’i drejtohet UEFA-s për këtë çështje për të pasur një trajtim të barabartë në tregun e shërbimeve sportive.

PS: Për konsultim klikoni linkun e mëposhtëm, i cili është ekstrakti historik i klubit verdheblu të futbollit:

file:///C:/Users/AG/Downloads/EkstraktHistorik-9_6_2021.pdf

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit