“I kam ndjekur të gjithë tenistët më të mëdhenj, por ai mbetet idhulli im”

4 Dhjetor 2023
13:07
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz e mbylli vitin 2023 në vendin e dytë, duke mos patur dot mundësi të parakalojë Novak Djokovic në renditjen e përgjithshme. Teksa shijon pushimet e merituara, tenisti spanjoll ka folur për marrëdhënein që ka me patriotin e tij Rafael Nadal, që s’luan prej gati një viti.

Në një intervistë, Alvaraz ka shprehur gjithë admirimin e tij për Nadal: “Herën e parë që e kam takuar isha 12 vjeç, në një turne që u zhvillua në Madrid. Nadal ishte në gjysmëfinale dhe arrita të dal në fotografi me të”.

E vërteta është se ai ka qenë gjithnjë idhulli im. Madje është edhe tani. Që kur kam nisur të luaj tenis e kam parë gjithnjë. Atë dhe Federer, të gjithë më të mirët. Gjithsesi, Rafael mbetet pika ime e referimit”, u shpreh Carlos Alcaraz.

E kam parë gjithnjë, gjërat e mëdha që ka arritur, ndeshjet e mëdha që ka luajtur. Nadal mbetet Nadal, idhull jo vetëm për mua për shumë breza. Unë shpresoj shumë që të rikthehet dhe të kem mundësi të luaj ndaj tij”, tha Alcaraz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit