I kërkoi falje Armenisë në vend të Shqipërisë, folësi tregon makthin e dy netëve të tij

11 Shtator 2019
20:44

Ndeshja e Shqipërisë në Francë do të mbahet mend për atë gafë në himn. Në vend të vendosej “Himni i Flamurit” u vendos himni i Andorrës, ndërsa po bëheshin gati të rregullonin këtë gabim dhe të vendosnin himnin shqiptar, gafa e radhës vjen nga folësi i stadiumit, që iu kërkon ndjesë popullit armen.

Max, thjesht kështu njihet personi që bën rolin e folësit në stadiumit e Francës, të paktën në dy ndeshjet e fundit dhe vetë Max ka rrëfyer për “L’Equipe” momentet dhe ngjarjet pas asaj ngatërrese.

“Kurrë nuk më ka ndodhur. Kam mbi 500 ngjarje të tilla sportive që flas. Miliona informacione më vijnë në ato momente dhe 80 mijë njerëz presin që unë të flas, por unë nuk e dëgjoj atë që them dhe vetëm ma raportuan pasi e mbylla fjalën. Truri im mori virus. Ishte një situata shumë delikate. Për dy ditë më radhë nuk kam fjetur”, tha 46-vjeçari.

Gjithsesi pas 72 orësh Max pati shansin të flasë sërish në “Stade de France”, ku u vendose korrekt himni i Andorrës dhe ai nuk pati nevojë të kërkojë falje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit