I kërkoi fanellën për djalin, Haaland e injoroi dhe u tall me kundërshtarin

16 Shtator 2021
19:22
Denis Hakanaj
back button

Gjest i shëmtuar nga Erling Haaland.

Siç ka bërë të ditur The Sun, sulmuesi i Borussia Dortmund duket se ka refuzuar t’i japë fanellën e tij Roy Chipolina-s, lojtar i Gjibraltarit.

Këtë e ka zbuluar Reece Styche, kapiteni i kombëtares modeste, duke thënë se Haaland i ka mohuar fanellën (duhej të ishte një dhuratë për djalin, tifoz i madh i sulmuesit) kundërshtarit.

Jo vetëm kaq: norvegjezi duket se ka parë Chipolina-n dhe ka filluar të qeshë, duke shkuar drejt dhomës së zhveshjes pa dhënë një përgjigje.

Për shkak të asaj që kishte ndodhur, në ndeshjen pasardhëse mes dy skuadrave (janë në të njëjtin grup të kualifikueseve për Katar 2022), lojtarët e Gjibraltarit duket se janë hakmarrë në një mënyrë të veçantë.

“Askush nga ne nuk e donte fanellën e Haaland, kështu që e kemi refuzuar për atë që ka ndodhur në ndeshjen e mëparshme. Mund të blejë shumë gjëra, por jo klasin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit