I kuq direkt për Nunez, Liverpool barazon me super Diaz (Pamjet)

15 Gusht 2022
22:23
Denis Hakanaj
back button

E pabesueshme ajo që ka ndodh ur në Anfield gjatë ndeshjes mes Liverpoo-it dhe Crystal Palace, e vlefshme për javën e dytë të Premier League.

Skuadra e Jurgen Klopp, që po humbiste 1-0 pas golit të shënuar nga Zazha në pjesën e parë, ka mbetur edhe me një lojtar më pak.

Darwin Nunez, në fakt, blerja 100 milionëshe e Liverpool-it këtë verë, është ndëshkuar me karton të kuq direkt nga arbitri sepse ka goditur kundërshtarin me kokë.

Pamjet e përsëritura kanë treguar se mund të jetë bërë fjalë për një simulim, por Nunez ka rënë në grackën e lojtarit të Palace dhe i është drejtuar dhomave të zhveshjes.

LIVERPOOL-CRYSTAL PALACE KARTONI I KUQ I NUNEZ

Duket se ky moment ka karikuar Liverpool-in, që ka arritur të barazojë ndeshjen me një gol spektakolar të Luiz Diaz.

LIVERPOOL-CRYSTAL PALACE GOLI I DIAZ

Lajme të tjera

Lajmet e fundit