I kyçur dhe i vetmuar në karantinë, Skriniar merr lajmin më të gëzuar të jetës

19 Tetor 2020
10:24
Alfred Lleshi
back button

Nuk ishte një nga periudhat më të mira të karrierës së Milan Skriniar, duke “luftuar” në mbrojtjen e Interit me 3 lojtarë, skemë të cilën nuk e ndryshon Conte. Tani, sllovaku u detyrua të hynte në karantinë, pasi doli pozitiv me Covid-19.

Por, dje ishte sigurisht një ditë e veçantë për të, që e bën të harrojë gjithë situatën gri të periudhës së fundit dhe sjell një rreze drite në jetën e mbrojtësit. Siç u njoftua nga vetë Skriniar në Instagram, në jetë ka ardhur vajza që priste me Barbora Hroncekova, partnere e futbollistit të Sllovakisë. Për çiftin, kjo është ngjarja e parë e lumtur si familje.

Ndërsa pret të jetë në gjendje të përqafojë të dashurit e tij përsëri, pasi të negativizohet nga koronavirusi, Skriniar e shpreh gëzimin e rastit si më poshtë:
“Mirë se vini princeshë ❤️ Shpresoj t’ju përqafoj së shpejti! @barborahr Faleminderit, të dua!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit