I mbaron kontrata në fund të sezonit, kampioni i botës mendon tërheqjen nga futbolli

18 Shtator 2023
12:32
Telesport
back button

Mbrojtësi gjerman Mats Hummels mund të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, kur dhe i skadon kontrata me skuadrën e Borussia Dortmund. 34-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur në asnjë ndeshje në Bundesliga (vetëm 1 ndeshje në Kupë) dhe duket se karriera e tij është në fund.

Sipoas të përditshmes gjermane “Bild”, Hummels, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, po mendon tërheqjen nga sporti. Në karrierën e tij, Hummels ka luajtur edhe për 3 sezone me Bayern Mynih. Për klubin ai është një lojtar i rëndësishëm për të mbajtur grupin të bashkuar.

Për Hummels mendohet se mund të vijë një ofertë e mirë edhe nga Arabia Saudite, por duket se tërheqja përfundimtare nga sporti është ideja më e mirë. Lojtari ende nuk ka biseduar me klubin për të ardhmen, që mund t’ia rinovojë edhe për një vit kontratën, për ta patur edhe për një sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit