I mbijetoi aksidentit dhe flakëve, Grosjean vendos të rikthehet në pistë

4 Shkurt 2021
11:52
Telesport
back button

Piloti francez Romain Grosjean, që vetëm 2 muaj më parë pa vdekjen me sy pas aksidentit që pësoi në garën e Sakhir, ka vendosur të rikthehet në pistë. Këtë herë, 34-vjeçari nuk do të garojë në Formula 1, por në botërorin e Indycar.

Lajmin e konfirmoi vetë Grosjean, që tha se do të garojë për ekipin Dale Coyne Racing, me makinën Dallara (nr.51), që përdor motorin Honda. Hera e tij e parë në pistë në Indycar do të jetë më 22 shkurt, në testet që do të zhvillohen në Alabama.

Në Sakhir mendova se do të vdisja, por dëshira për të vijuar të garoja ishte më e fortë. Indycar është një kompeticion stimulus dhe interesant, një zgjedhje e bërë me zemër. Mezi pres të zbres në pistë dhe shijoj këtë kampionat”, tha Grosejan.

Ai saktësoi se nuk do të garojë në të 13 garat e këtij kampionati. Grosjean do të garojë në pistat klasike dhe ato qytetase, por jo në dy pistat ovale (Indinapolis dhe Texas Motor Speedëay). Kjo ka qenë kërkesa e familjes së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit