I ofrohet Milanit dhe Interit: dështimi i Serisë A nuk po gjen paqe

29 Maj 2023
16:12
Denis Hakanaj
back button

Andrea Belotti po përjeton një periudhë shumë të keqe me fanellën e Roma-s. Për ish-sulmuesin torinez, 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me 4 gola të shënuar dhe 2 asiste.

Asnjë gol në kampionat dhe për këtë arsye Roma doli nga lufta për katër vendet e para. Në Kupa, nga ana tjetër, ecuria është pozitive dhe ka kontribuar në arritjen e finales së Europa League që verdhekuqtë do të luajnë kundër Sevillas të mërkurën.

Thashethemet e fundit raportojnë se Belotti do t’i ishte ofruar Milanit dhe Interit për vazhdimin e karrierës së tij në Serie A. Ka paqartësi për të ardhmen e tij në Romë dhe në fakt në gjurmët e tij është edhe Galatasaray.

Klubi turk ka treguar se vlerëson lojtarët nga Seria A dhe në fakt tashmë aty luajnë Icardi, Zaniolo, Mertens dhe Torreira.

Ende nuk është e qartë se cila do të jetë e ardhmja e Belottit, por synimi i tij është të rikthehet te golat. Gallo jeton për golin dhe kohët kur ai ishte ylli i Torinos duken shumë të largëta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit