I pa vaksinuar dhe pozitiv për Covid-19; Kimmich humb 1.5 milionë euro në karantinë

25 Nëntor 2021
12:40
Alfred Lleshi
back button

Tani edhe ai është pozitiv. Masat paraprake të Joshua Kimmich nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur infektimin me Covid-19. Në Gjermani, polemikat rreth tij vazhdojnë të forta, sepse mesfushori i Bayernit dhe i kombëtares gjermane ka vendosur të mos vaksinohet. Ai kurrë nuk ka thënë se është mohues i ekzistencës së Covid-it (në fakt ka krijuar një shoqatë që mbledh fonde për ata që kanë humbur punën për shkak të virusit), as nuk e ka vënë në dyshim rëndësinë e vaksinës.

Megjithatë, ka shprehur shqetësimin për çdo efekt afatgjatë nga vaksina. Shumë janë përpjekur ta shtyjnë të rishikojë pozicionin e tij, duke nënvizuar se si një personazh aq i ndjekur sa ai mund të ndikojë në mendimin e shumë njerëzve. Bayerni ndërhyri duke i lënë të kuptojnë atij dhe lojtarëve të tjerë të pavaksinuar (Choupo-Moting, Cuisance, Gnabry dhe Musiala, edhe nëse këta dy të fundit po ndryshojnë mendje) se nuk do t’ua paguajnë rrogën për ditët që janë në karantinë parandaluese, ose pozitivë për Covid-19.

Kimmich tani është i infektuar. Pas dy javësh, në të cilat ai ishte në karantinë (për një kontakt me dy pozitivë), ku humbi rreth 768 mijë euro pagë bruto, tani do t’i duhet të qëndrojë i izoluar edhe për të paktën dy javë të tjera (në të cilat do të humbasë një tjetër 768 mijë euro), duke humbur në total 1.536 milionë euro. Vetëm në rastin e tamponëve molekularë negativë, ai mund të vihet sërish në dispozicion të trajnerit Nagelsmann.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit