I padobishëm për Partizanin, Musta mbetet në Superiore

12 Janar 2022
13:42
Alfred Lleshi

Nga Partizani te Kukësi. Futbollisti elbasanas ka ndryshuar dy klube brenda këtij sezoni, çka tregon se me çka tregon se me çfarë planesh punojnë klubet tona. Konkretisht, Emiljano Musta është futbollist i Kukësit, rikthehet aty. Këtë fakt e ka bërë me dije vetë klubi verilindor:

“Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet te ekipi ynë pas dy aventurave të ndryshme në Superiore! Sezonin e fundit, Musta ishte futbollist i Partizanit, por nga dita e sotme do të jetë nën urdhërat e trajnerit Longo.  Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”.

Skeda e Lojtarit:
Emri: Emiljano Musta
Mosha: 29 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.86 m
Pozicioni: Mbrojtës i majtë
Klubet e mëparshme: Elbasani, Shkumbini, Partizani, Teuta, Flamurtari, Kukësi, Laçi

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit