“I padukshmi” Totti dhe mashtrimet bombastike në Air Albania!

18 Nëntor 2019
17:53
back button

Mediat italiane dolën me lajmin se Francesco Totti do të ishte i pranishëm në “Air Albania Stadium” të Tiranës për përurimin e stadiumit dhe si pjesë e “Stellar Group”, pikërisht kompania që menaxhon shumë emra të njohur, mes të cilëve spikat edhe Gareth Bale, Pickford, Rojo, Niguez, Rojo! Por, ajo që ia vlen të thuhet është se ky lajm qarkulloi më parë në Shqipëri dhe nuk është çudi që të jetë përhapur thjesht për ngjarje bombastike dhe publicitet!

Ditën e dielë, Totti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ilary Blasi, ishin të ftuar në Peskara, te ish-miku i tij Zauri, te klubi i “delfinëve”. Madje, Pescara ka publikuar edhe foto në rrjetet sociale. Sigurisht, nuk është çudi që më pas të ketë udhëtuar drejt Tiranës pasditen e së dielës, por fakti që ka një foto bashkë me Igli Taren që ka dalë kudo nuk do të thotë se është e bërë në “Air Albania”, pasi Tare jo vetëm që nuk ishte i veshur ashtu si në foto, por madje ajo foto i përket ndeshjes Itali-Greqi të luajtur në “Olimpico” të Romës. Presim prova…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit