I pakënaqur te Bayern, lojtari merr ofertë për të luajtur në Champions

21 Gusht 2019
18:56
Telesport
back button

Pas deklaratës se te Bayern Mynih nuk është aspak i lumtur mesfushori portugez Renato Sanchez mund të transferohet me Lille në Ligue 1. Lajmin e konfirmon e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Mesfushori 22-vjeçar portugez kërkon më shumë hapësira, të cilat te bavarezët nuk i ka gjetur kurrë gjatë 3 sezoneve që luan aty. Madje edhe këtë sezon, trajneri Kovac i ka konfirmuar se lojtari do ta nisë nga stoli.

Duke parë këtë situatë, Lille, që këtë sezon do të luajë në Champions League, është gati t’i ofrojë një fanellë si titullar Renato Sanchez. Një mundësi e mirë për Lille për të testuar një talent, ndërsa Bayern “heq qafe” një lojtar që është ankuar shpesh kohët e fundit.

Sanches ka luajtur vetëm 53 ndeshje me Bayern (2 gola), ndërkohë që ka një kontratë e cila skadon në vitin 2021. Lille kërkon që lojtari të vijë në formë huazimi, një formulë që mund të bindë Bayern ta lërë të lirë.

Mesfushori portugez Renato Sanchez

Lajme të tjera

Lajmet e fundit