“E pamëshirshme” legjenda e Interit, “fut në sherr” Demiral me De Ligt

16 Dhjetor 2019
13:35
Alfred Lleshi
back button

Në fitoren 3-1 të Juventusit kundër Udinese, Merih Demiral ishte ndër më të vlerësuarit, autori i një performance të shkëlqyer dhe, gjithashtu, asistues për golin e tretë të Bonucci. Mbrojtësi turk konfirmoi edhe një herë se i meriton paratë e shpenzuara nga bardhezinjtë për të. Referuar pozicionit në lojë, ai mori edhe komplimentat e një “totemi” si Beppe Bergomi. Nga studio e “Sky Sport”, legjenda e Interit, madje, e vendosi Demiral një hap përpara De Ligt te “Zonja e Vjetër”: 

“Tani për tani, mua më pëlqen më shumë Demiral sesa De Ligt. Është e qartë se në funksion të së ardhmes, holandezi është shumë i fortë, por sot për sot, Demiral më jep më shumë besim. Ai ka një fuqi fizike të kombinuar me zgjuarsinë si qendërmbrojtës”. Një vlerësim jo i parëndësishëm ndaj Demiral, i cili në çdo rast, në hierarkitë e trajnerit Sarrit mbetet rezerva e parë e duetit Bonucci-De Ligt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit