I pandreqshmi Gascoigne: Në Romë u zhyta me gjithë kostum në vaskën e një restoranti

26 Korrik 2021
13:15
Alfred Lleshi
back button

Një bollëk shakash, personalitet i veçantë, shumë simpati dhe kujtime ende të pabotuara. Paul Gascoigne tregon një episod vërtet kurioz për “The Sun”. E bën këtë me natyrshmëri të plotë, shenjë dalluese e qenies së tij, duke kujtuar kohët në Romë, me fanellën e Lazios. Rasti që tregon lidhet me darkën në një restorant luksoz të kryeqytetit italian.

Gjithmonë ka diçka për të pritur nga dikush si ai: “Unë kërkova karavidhe. Kishte shumë prej tyre në vaskën e madhe, por vura në dukje të preferuarën time. Porosia zgjati shumë, kështu që thashë me vete: Çfarë po bën, do ta kap vetë! Unë u hodha në vaskë me kostumin tim më të mirë. U desh pak kohë, notova atje derisa kapa karavidhet që kisha zgjedhur. Dhe pastaj? I hëngra të gjitha, me kostumin tim ende të lagur!”

Paul ishte i tillë. Kush e di sa anekdota të tjera ka për të treguar. Nga dikush si ai, gjithçka duhet të pritet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit