I panjohuri hyn në shtëpinë e Neymar, policia e dërgon në psikiatri!

17 Maj 2021
18:07
Telesport
back button

Nga fusha te jashtë saj… Për Neymar janë ditë të ndërlikuara. Pasi ka humbur finalen e Kupës së Francë për një karton dhe pasi tani titulli kalon vetëm nga një ndalesë e Lille në ndeshjen e fundit, ka edhe një ngjarje jashtë fushe!

L’Equipe raporton se në orët e para të mëngjesit të djeshëm një burrë është përpjekur të depërtojë në shtëpinë e yllit brazilian të PSG. Ai befasoi rojet e sigurisë në vilën luksoze të Neymar në Yvelines.

I panjohuri mbante një çantë plot me Bibla dhe shprehej se ka shkuar për t’i përcjellë Neymar fjalën e Zotit.

Pasi arriti të arratisej fillimisht, burri u kap në qytezën fqinje të Bougival, ku u transportua drejt psikiatrisë për të parë shëndetin e tij mendor

Lajme të tjera

Lajmet e fundit