I paskrupullt, Emery e përzë: “Largohu nga Arsenal!”

17 Janar 2019
21:15
back button

Mesut Özil mund të jetë duke jetuar orët e tij të fundit si futbollisti i Arsenal. Ish-futbollisti i Real Madrid nuk po realizon një sezon të shkëlqyer në Premier League, teksa është përfolur fuqishëm mbi mundësinë e largimit të tij në këtë merkato dimri.

Situata e gjermanit mbahet varur në një fije që mund të këputet në çdo moment. Topçinjtë synojnë të largojnë detyrimin prej € 400,000 sa është shuma që kushton për të mbajtur Özil. Ndaj Arsenal synon shitjen e futbollistit dhe futjen në merkato për blerjen e një lojtari cilësor që të bëjë ndryshimin në mesfushë.

David Ornstein, gazetari i “BBC” zbuloi se trajneri Emery i ka sugjeruar gjermanit që të largohet nga klubi, që të mund të nënshkruajë për një tjetër klub ku të luajë titullar. Ornstein deklaroi se Emery u tregua i paskrupullt ndaj futbollistit, ndikuar nga paga e lartë e lojtarit dhe performanca e tij e dobët gjatë këtij sezoni. “Mendoj se kryesisht ka të bëjë me interest financiare të futbollistit që fiton £ 350,000 në javë, por është gjithashtu e lidhur me faktin se ai nuk ka punuar në nivelet e larta”, deklaroi gazetari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit