I përfolur për në Seria A, Modric njofton vendimin

19 Janar 2019
22:54
back button

Në përfundim të triumfit ndaj Sevilla, Luka Modric autor i një prej golave të fitores së Los Blancos, ndër të tjera foli edhe për marrëveshjen aktuale me Real Madrid, sikurse dhe për të ardhmen e tij. Sipas Modric, kjo ndaj Sevilla ishte ndeshja më e mirë e Real Madrid: “Na kishte munguar një ndeshje e tillë dhe kështu duhet të luajmë gjithmonë.”

“Unë kam ende një vit e gjysmë kontratë me klubin dhe jam i qetë, pastaj është edhe një periudhë e gjatë deri atëherë. Dëshira ime është që të qëndroj këtu edhe më gjatë se një vit e gjysmë. Jam po aq i lumtur sa edhe ditën e parë këtu. Personalisht ndihem mirë dhe kështu jam ndjerë në një muaj e gjysëm”, deklaroi Modric, kontrata e të cilit me Real Madrid skadon në verën e vitit 2020.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit