I përjashtuar nga planet e Sarri-t, Borussia Dortmund garon për sulmuesin e Juves

13 Nëntor 2019
22:19
back button

Pas dilemave të fillim sezonit me protagonistë Dybala e Higuain, që të dy tashmë të rikonfirmuar e në formë fantastike, e përtej problematikave e krizës aktuale mes Ronaldos e trajnerit Sarri, nga mediat italiane një largim nga Juventus jepet si fakt i kryer që në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për sulmuesin kroat, Mario Mandzukic, që prej kohësh është jashtë planeve të trajnerit Maurizio Sarri. Kroati ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave dhe nga raportimet më të fundit të “Sport Bild”, mësohet se në garë për sulmuesin bardhezi është futur tashmë edhe Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit