I përkëdheluri i Sarrit: Në Angli do të luaj edhe 4 sezone të tjera

9 Shtator 2019
19:47
Telesport
back button

Verën e 2018-ës, bashkë me trajnerin Maurizio Sarri te skuadra e Chelsea u transferua edhe mesfushori italian me origjinë braziliane, Jorginho. Ai ishte i besuari i trajnerit Sarri, njeriu që mori në dorë frenat e lojës te “blues”. Sarri i beson verbërisht organizatorit, aq sa spostoi nga ai pozicion një kampion bote si Kante.

Pas një viti Sarri u rikthye në Serinë A, por jo Jorginho. Madje ai vazhdon të jetë titullar te Chelsea, që tani drejtohet nga Frank Lampard. Duket se organizatori nuk ka dëshirë të rikthehet në Itali, ku Sarri e kërkoi sërish këtë verë.

Duke folur për “Radio Kiss Kiss”, Jorinho tha: “Nuk kam ndërmend të prish kontratën me Chelsea. Bashkë me klubin kemi një projekt afatgjatë, njësoj si ai që kishim te Napoli. Ndaj, nuk kam dëshirë të largohem. Kam ende 5 vite kontratë me Chelsea, ndaj kam dëshirë të luaj këtu të paktën edhe 4 vite të tjera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit