I persekutuar nga shpërthimi i tmerrshëm: “Kam makthe ku përjetoj të gjithë sulmin!”

12 Gusht 2019
21:09
back button

Disa makthe nuk zhduken lehtësisht. Janë të destinuar të vazhdojnë në kohë, si një persekutim ndaj personit që i vuan. Është pikërisht ky rasti i Shinji Kagawa, mesfushorit japonez që tashmë prej pak kohësh ka nisur aventurën e tij te Real Zaragoza, pas një eksperience të gjatë te Borussia Dortmund.

Pikërisht me verdhezinjtë ai ka përjetuar një aventurë të tmerrshme, duke u përfshirë në një atentat të frikshëm bashkë me shokët e skuadrës. Autobusi i skuadrës gjermane ra pre e një shpërthimi, që fatmirësisht nuk i mori jetën asnjëfutbollisti.

Ndonëse në atë episod, viktima e vetme që pësoi dëme të konsiderueshme fizike ishte Marc Bartra, i dëmtuar rëndë psikologjikisht ka mbetur edhe Kagawa, sikurse pranon edhe vetë japonezi në deklaratën e tij për “Marca”: “Kam ende frikë sa herë që hipi në autobus. Ndonjëherë kam makthe dhe përjetoj të gjithë momentin e sulmit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit