I përulet Liverpool-it, ylli i Barcelonës “ftesë” Neymar-it

13 Shkurt 2020
22:57
back button

Në një intervistë dhënë për “Bleacher Report”, ylli kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic është kthyer të flasë për disfatën fatale të pësuar edicionin e kaluar në Champions League përballë Liverpool.

“Ishte vërtetë e vështirë, shkatërruese. Duhet të kemi shumë respekt për Liverpool. Ky është futbolli, duhet të luftosh deri në minutën e fundit”.

Gjatë intervistës së tij Rakitic u ndal të flasë edhe mbi një rikthim potencial të Neymar te Barcelona.

 “Do të më pëlqente ta kisha në skuadër. Ka nevojë që të vendosë atë që është më e mira për atë. Si mik, dua vetëm që të jetë i lumtur, sepse kur është i lumtur, ai është mes futbollistëve më të mirë në botë”, deklaroi Rakitic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit