“I privilegjuari” Lewandowski çmend fansat me postimin e fundit

23 Tetor 2020
16:48
Denis Hakanaj
back button

Këtë herë Robert Lewandowski nuk ka bërë të flitet për të për një gol ose një magji me Bayern Munich, por sepse ka bërë një postim me levën e Playstation 5.

Asgjë e keqe po të mos ishte për faktin se modeli i ri i Sony-t nuk ka dalë akoma zyrtarisht në treg. Siç shihet nga imazhet e publikuara nga sulmuesi polak, ai duket se po luan me Playstation 5, dalja zyrtare e së cilës është parashikuar për 19 nëntorin e ardhshëm.

Fotografia e publikuar në Instagram e Lewa-s ka shkaktuar shumë kuriozitet dhe zili mes adhuruesve të lojës së famshme. “Po pse e ka që tani?”, ka pyetur dikush.

“Ia kanë dhuruar, por nuk është e drejtë”, kanë shkruar të tjerë. “Lewandowski më parë, Lewandowski sot”, ka shkruar një tjetër, duke publikuar fotografinë e polakut teksa blinte një model të vjetër të Playstation vite më parë.

“Një i privilegjuar”, ka qenë një nga komentet e tjerë.

Domethënë, përveçse është një nga sulmuesit më të fortë në botë, nëse jo më i miri në këtë moment, është edhe mes të paktëve, nëse jo i vetmi me fat që ka provuar para të gjithëve modelin e ri të Sony-t.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit