I rinovoi kontratën mes vështirësive dhe pastaj e shkarkoi, presidenti: “Nuk i bihet murit me kokë, provova…”

23 Shkurt 2021
15:52
Telesport
back button

Tommaso Giulini gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të ri Leonardo Semplici te Cagliari, u kthye në vendimin për të shkarkuar Eusebio Di Francesco pas 23 ditësh dhe, mbi të gjitha, pas disfatës kundër Torinos.

Në mes të zonës së rënies, ekipi i Sardenjës është pesë pikë nga i katërti nga vendi i fundit. Një histori e çuditshme duke qenë se Di Francesco kishte rinovuar kontratën e tij përpara pak kohësh…

“Ajo me Di Francesco – tha presidenti i Cagliari – ishte një histori e keqe, kishte pak kokëfortësi duke kërkuar shkëndijën deri në fund.

Para Torinos nuk kishim menduar kurrë të ndryshonim, sepse shpresonim dhe ishim të bindur se gjithçka mund të ndryshonte. Pas Torinos kemi menduar edhe për zgjidhje të tjera. Nuk mund të godasësh gjithmonë kokën në mur, edhe nëse një histori ka momente të gjata vështirësie”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit