I rrëmbeu protagonizmin CR7-ës te Juve, Can: “Nuk ishte mjaftueshëm!”

21 Janar 2019
22:53
back button

Në një mbrëmje të errët për Cristiano Ronaldon, që jo vetëm nuk arriti dot të shënojë emrin e tij në asnjë prej golave, por madje duke humbur një 11-metërsh, është ish-futbollisti i Liverpool, gjermani Emre Can protagonisti kryesor në fitoren e Juventus me rezultatin 3-0 ndaj Chievo-s. Ishte pikërisht Can ai që shënoi golin e dytë për bardhezinjtë, duke i dhënë skuadrës së Allegrit qetësinë e nevojshme për të hipotekuar fitoren e radhës, dhe rivendosur diferencën në krye të klasifikimit të Seria A me plot +9 pikë ndaj Napolit të vendit të dytë.

I intervistuar nga Sky, pas ndeshjes që mbylli javën e 20-të në kampionatin Italian, mesfushori i Juventus, Emre Can, analizoi fitoren ndaj Chievo-s, duke treguar synimet e trajnerit Allegri dhe objektivat e skuadrës për gjysmën e mbetur të kampioantit.

Allegri kërkonte më shumë gola, a u realizua objektivi?

“Po, kemi shënuar tre gola, duke krijuar shumë raste. Jam i lumtur, por mund të kishim shënuar edhe më shumë gola.”

Goli yt i parë, pas një aksioni fantastik…

“Kemi shumë teknikë. Luajmë mirë dhe dëshirojmë të përmirësohemi. Janë pikërisht këto gjëra që kërkohen nga trajneri.”

Ku mund të përmirësohet akoma ky Juventus?

“Nevojitet gjithmonë të përmirësohemi. Ka akoma shumë për të bërë, edhe pse po bëjmë gjëra pozitive.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit