I “rrëmbeu” rekordin Mourinhos, ai është trajneri më i keq që nga 1937

15 Dhjetor 2019
20:22
back button

Ka rekorde dhe rekorde. Disa prej tyre shpërblehen me medalje, ndërsa të tjerë do të ishte më mirë të mos kishin ekzistuar fare. Mjafton të pyesësh Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri i Manchester United po përjeton një sezon shumë të vështirë.

Këtë të dielë “Djajt e Kuq” nuk mundën dot të bënin më mirë se një barazim 1-1 përballë modestit Everton. Një rezultat pa ndikim në klasifikim, por që vendosi një rekord negativ për trajnerin norvegjez dhe Manchester United.

Në 17 ndeshje të kampionatit, Solskjaer ka grumbulluar 25 pikë. Një pikë më pak se Jose Mourinho që u shkarkua sezonin e kaluar. Kështu norvegjezi i ka rrëmbyer teknikut portugez një rekord të turpshëm, duke u shndërruar në trajnerin më të keq te Manchester United, që nga viti 1937 deri më sot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit