I rrëmbyen Superkupën Juventusin, 10 mijë tifozë bëjnë surprizën e bukur për Lazion!

30 Dhjetor 2019
19:31
back button

Një surprizë mjaft e bukur i është bërë ekipit të Lazios paraditen e sotme. Pikërisht në stërvitjen e parë pas pushimeve të Krishtlindjeve, ekipit lacial i është rezervuar një surprizë nga tifozët, të cilët janë të gëzuar pas fitores në Superkupë ndaj Juventusit.

Plot 10 mijë tifozë ishin të pranishëm në qendrën stëvitore të Formellos. Kore, duartrokitje dhe entuziasëm pafund në tribunë gjatë seancës stërvitore. Në qendër të koreve dhe të brohoritjeve ishte padyshim trajneri Simone Inzaghi.  Pika kulmore ishte momenti kur në fushë mbërriti edhe trofeu i Superkupës, me tifozët dhe lojtarët që këndonin së bashku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit