I shënoi Barças me ndihmën hyjnore: “Zot, më fut në lojë se shënoj gol”

12 Dhjetor 2018
21:59
back button

Mbase, nuk duhet të jetë e lehtë të luash në një skuadër që ka më shumë se 11 futbollistë titullarë. Thuajse të gjithë futbollistët janë të barazvlefshëm, kështu që trajneri përveçse ka një zgjedhje të gjërë, mund ta bëjë atë me qetësi dhe siguri të madhe. Është pak a shumë ajo që ndodh te Tottenham, premtim ky i Lucas Moura për “Esporte Interativo”. Futbollisti i aktivizuar si zëvendësues në supersfidën e “Camp Nou” kundër Barcelonës u fut në lojë në minutën e 71’ dhe shënoi golin vetëm 14 minuta më pas. Intuitë e Pochettino apo mrekulli? Sipas brazilianit bëhet fjalë më shumë për të dytën.

Për 71’ minutat e para të ndeshjes Lucas Moura ka mbajtur pozicionin e tij në pankinë, duke qëndruar i fokusuar te ndeshja, duke studiuar kundërshtarin dhe duke dhënë mbështetjen e tij emocionale për shokët e ekipit. Por mbi të gjitha Moura mendonte, reflektonte dhe lutej. Po, meqenëse diçka i thoshte se nëse do të hynte në fushë, do ta kishte rrasur Brenda, madje përpara se të dinte që Pochettino do t’i thonte të dilte në nxehje, i’u lut Zotit që kjo të ndodhte. “Dhe aty, nga pankina po imagjinoja fiks që nëse do të futesha në lojë, do të shënoja golin e barazimit. Isha aty duke u lutur, i lutesha Zotit, kështu që ai më dhuroi këtë moment”, deklaroi etë Lucas Moura.

Por një besimtar si Moura, nuk mund t’ja atribuonte të gjitha një fuqie të mbinatyrshme, në respekt edhe të shprehjes së famshme “Jepi Çezarit atë që është e Çezarit, dhe Zotit atë që është e Zotit”. Kështu sqaron edhe që gjithçka është meritë e skuadrës. “Por është skuadra që duhet të marrë komplimentet, çdonjëri luftoi shumë dhe me meritë morëm kualifikimin. Pse jo të mos fitojmë edhe Champions League. Mund të ëndërrojmë. Mendoj se kemi një skuadër të madhe. Luajtëm kundër Barcelonës sit ë barabartë. Në futboll nuk i dihet kurrë”, vijoi Lucas Moura.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit