I shënoi Interit në “San Siro”, Anchelotti: E dashuroj këtë lojtar!

19 Janar 2019
12:35
back button

Trajneri i Napolit, Carlo Anchelotti shpjegoi se rotacioni i skuadrës është shumë i rëndësishëm, prandaj ai e ndjek shumë këtë skemë, por do të dëshironte të kishte më shumë lojtarë në skuadër që të kishin peshë të njëjtë kur janë në fushë.

Napoli po punon në tre drejtime për të siguruar shërbimet e një lojtari. Nicolo Barella pëlqehet shumë, dhe Stanislva Lobotka i Celta Vigo është në listë, por preferenca më e madhe e trajnerit italian është Hirving Lozano i PSV-së.

“Kemi negociuar që vjet me Lobotkan kur rrezikonim të humbnim Fabian Ruiz për shkak të klauzolës së tij. Barella është një lojtar i mirë, por absolutisht e dashuroj Lozanon”, tha Anchelotti në një intervistë për Corriere dello Sport.

Megjithatë italiani shtoi se skuadra e tij është mirë për momentin dhe akoma nuk kanë dhënë 100% të tyre. Ai rrëfen se kur ishte te Real Madrid hendeku mes lojtarëve të formacionet dhe atyre të stolit ishte shumë i madh dhe ishte e vështirë për të bërë rotacion, “Lojtarë si Ronaldo, Benzema, Bale, Ramos, Alonso apo Di Maria ishte e vështirë për t’u konkurruar nga rezervat”.

Për Lozanon Napoli po punon në fshehtësi për ta sjellë në Itali. Sulmuesi meksikan është 23 vjeç dhe deri tani me PSV ka bërë 17 paraqitje, ku ka shënuar 11 gola në kampionatin holandez. Ndërsa në Champions League u bë protagonist me golin ndaj Interit në “San Siro” dhe ndaj Tottenhamit në Holandë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit