I shokoi të gjithë me (zh)veshjen në festën e titullit, tifozi i Milanit tregon pse e bëri këtë çmenduri

28 Maj 2022
15:48
Alfred Lleshi
back button

Ai e festoi titullin e kuqezinjve në Milano në një mënyrë vërtet origjinale. Videoja që e portretizon atë nëpër rrugët e Milanos u bë ‘virale’, duke ngjallur shumë interes dhe kuriozitet. Pse? Për veshjen e tij. Një mini kostum rroba banje jeshile në stilin Borat dhe asgjë më shumë.

Ai quhet Lorenzo Francesconi dhe si mijëra tifozë të tjerë kuqezinj vendosi të vraponte nëpër rrugët e Milanos për të festuar fitoren e ekipit të tij të zemrës. Mes atyre që valëvitnin flamuj dhe u binin borive të çmendura, “Borat” (siç e kanë quajtur tashmë prej veshjes) ka zgjedhur për ta festuar titullin me një pamje të guximshme.

Imazhi i Lorenzo Francesconi është kthyer në simbolin e të gjithë tifozëve kuqezinj, duke kërcyer në rrjetet sociale, nga “Fedez” te “Striscia la Notizia”, deri në gjurmimin e identitetit të tij. Prej atij momenti, profili i Instagramit të të riut u pushtua dhe në vetëm pak orë, duke qenë thuajse i panjohur, ai numëroi mbi 6000 ndjekës.

Lorenzo Francesconi me sa duket u largua nga shtëpia i veshur vetëm me kostumin e Borat. Më pas u nis drejt Corso Venezia dhe prej andej në Piazza Duomo duke valëvitur flamurin e Milanit, ndërsa qëndronte jashtë dritares së makinës. Me origjinë nga Cesano Maderno, ai u diplomua si mjeshtër arti dhe punon si dizajner grafik.

Në kohën e lirë duket se kalon shumë kohë duke u ushtruar dhe po ashtu nuk është i ri në ekranin e vogël. Në të kaluarën, në fakt, ai ka marrë pjesë në disa programe televizive, si “Undressed” dhe “Guess My Age” në TV8.

I ftuar i Barbara d’Urso në “Pasdite 5”, ai tregon si vendosi të shfaqej ashtu në festën e titullit të Milanit: “E kam blerë kostumin e banjës vite më parë për ta shfaqur më 2017 në plazhin e Emilia Romagna. Një herë më hodhën nga plazhi. E kam veshur shumë herë, madje edhe në Papete.

Ideja për të veshur një kostum të tillë për festën e titullit është për shkak të një basti. Unë thashë se do ta vishja këtë kostum po të triumfonte skuadra e zemrës, por po mendoja ta bëja në sheshin e qytetit tim. Më pas të gjithë më thanë të vija në Milano i veshur ashtu dhe kështu veprova.

Babai im qeshte, mamaja pak më pak. Ajo më tha: Çfarë dreqin bëre? Në fakt, unë kam një të dashur, jam i fejuar, por ajo e ka marrë në mënyrë sportive. Ajo është bashkëpunëtorja ime kur bëj këto çmenduri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit