I stërlodhur dhe me lot gëzimi, Fikret Shatri rrëfen mrekullinë 45 orëshe Prishtinë-Tiranë

5 Korrik 2020
12:21
Alfred Lleshi
back button

I stërlodhur dhe me e lot gëzimi dhe por tejet krenar në shpirt, atleti Fikret Shatri ka arritur te sheshi Skënderbeu në Tiranë, duke realizuar rrugëtimin sfidues nga Prishtina për në kryeqytetin shqiptar. 45-vjeçari nga Istogu vrapoi 257 km, derisa shkaku i një lëndimi të vogël bëri që kilometrat e fundit t’i përshkojë duke ecur.

Shatri arriti rreth orës 15:30 tek sheshi Skënderbej në Tiranë, pas 45 orësh rrugëtim. Ai ishte nisur më 2 korrik, në ora 18:00 nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë. atri u ndje i lumtur dhe tejet i emocionuar, derisa i falënderoi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi, por edhe sponsorët: “Jam i lumtur për jo faktin se nuk dështova unë, por nuk dështuan miqtë e mi. I përshëndes të gjithë ata njerëz që i kam lënë pa gjumë. Këmbët u lënduan për shkak të asfaltit”.

Në përkrahje të tij ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, i cili iu bashkua në dhjetëra kilometrat e fundit.  “Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës mora pjesë në vrapimin sfidues të Fikret Shatrit. Fikreti sot bëri kulmin e karrierës së tij, duke bërë histori jo vetëm në sportin kosovar, por edhe atë ballkanik e më gjerë. Personalisht falënderoj Fikretin që na dha këtë kënaqësi ta shijojmë edhe ne këtë sfidë.
Sot u ndjeva vërtetë i lumtur për dhjetëra kilometrat që i bëra me të, sepse mbi të gjitha bashkarisht evokuam kujtime të ecjeve në kohëra dhe rrethana shumë më të rënda për Kosovën”, – u shpreh Haxhijaj.
/ botasot.info

Lajme të tjera

Lajmet e fundit