I tha “mbyll gojën”, “hakmerret” trajneri i Brazilit: Nuk krahasohet dot Messi me Pele

19 Nëntor 2019
10:33
Alfred Lleshi
back button

Tite ka hedhur poshtë “letrat kredenciale” të Lionel Messit si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Trajneri i Brazilit insistoi se krahasimet mes tij dhe Pele nuk kanë asnjë bazë. Duket si një shfryrje inati nga kreu i pankinës së Seleaco, pasi ai shkëmbeu replika të forta me Messin në ndeshjen e së premtes, kundër Argjentinës. Tite pretendoi se kapiteni i Barcelonës i tha atij të mbyllte gojën gjatë humbjes në miqësoren e Riad.

Duke folur përpara miqësores kundër Koresë së Jugut në Abu Dhabi, Tite tha se fituesi i trefishtë i Kupës së Botës, Pele, mbetet jashtë çdo krahasimi, edhe nëse vihet në “peshore” me Messin, kur është fjala për lojtarin më të mirë ndonjëherë: “Pele është i pakrahasueshëm. Kushdo që dëshiron ta krahasojë Pele me ndonjë futbollist tjetër…, a e dini se çfarë bëj unë? Bëj sikur dëgjoj, por nuk e dëgjoj. Është sikur ky person që bën krahasimin nuk e njeh historinë dhe cilësinë e Pele. 

Natyrisht, një herë thashë që Messi është i jashtëzakonshëm. Por, unë e kam quajtur të jashtëzakonshëm për kohën e tanishme. Pele është jashtë modeleve normale dhe nuk po e them këtë, sepse jam brazilian. Ju nuk mund t’i gjeni një defect atij. Nëse dikush vjen tek unë dhe fillon të bëjë krahasime mes Messit dhe Pele, për mua nuk ka asnjë bazë për këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit