I treti më i paguar; zbulohen detajet e plota të ofertës së PSG për rinovimin e Messit

1 Tetor 2022
9:58
Alfred Lleshi
back button

Pushimi, pak a shumë, u bëri mirë të tre anëtarëve të të ashtuquajturit “MNM”. Mbappé, Neymar dhe Messi kanë lënë mënjanë problemet e brendshme të PSG-së dhe iu përkushtuan kombëtareve përkatëse.

Megjithatë, sot është koha për t’u rikthyer në fushë për klubin e tyre, ndoshta duke mbajtur të paprekur ato ekuilibra delikatë, mbi të cilët ngrihen dy palë të përcaktuara mirë: nga njëra anë Mbappé, i cili nuk duhet të ketë një karakter të lehtë, nga ana tjetër miqtë e një jete, Messi dhe Neymar.

Pikëpyetje ambiciesh, të cilat në një ekip si PSG nuk mund të kënaqen të gjitha. Megjithatë, nëse Neymar dhe Mbappé janë të detyruar kontraktualisht të kalojnë disa vite të tjera në Paris, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Messin, që do të skadojë verën e ardhshme.

Argjentinasi kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare, duke ardhur nga Barcelona në verën e vitit 2021. Por Messi i ri, më i integruari, më i sigurti, më vendimtari, aq sa ka shënuar 6 gola dhe dhënë 8 asiste në 11 ndeshje, është ky i sezonit aktual.

PSG e ka vënë tashmë në pjatë rinovimin për të shmangur surprizat e këqija. Oferta, siç parashikohet nga “Cadena Ser”, është e thjeshtë: një vit kontratë, plus një tjetër opsionale me të njëjtat shifra të marra deri më tani, ose 30 milionë neto në sezon. Më pak se Mbappé dhe Neymar, por në moshën 35-vjeçare, një pagë e respektueshme për 7 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Sot argjentinasi dhe braziliani do të jenë titullarë, ndërsa Mbappé me gjasë do të startojë nga stoli në ndeshjen e javës së 9-të të Ligue 1 kundër Nice. Francezi ka dhimbje në ijë, dje është stërvitur me grupin, por do të ketë vend për Ekitiken në tridentin e sulmit. Mungojnë ende për shkak të dëmtimit Kimpembe dhe Verratti, të cilët gjithsesi do të ishin të skualifikuar.

Galtier është i bindur se italiani do të jetë në gjendje të rikuperojë në kohë për ndeshjen e së mërkurës në Lisbonë kundër Benfica. Favre, trajneri që zuri vendin e tij te Nice, ka premtuar se nuk do të “parkojë autobusin” për t’u mbrojtur, por në Paris rrezikon vendin e tij nëse skuadra që drejton nuk lë përshtypje të mirë. Pas 8 ndeshjesh, Nice ka vetëm 8 pikë dhe sulmin e parafundit të kampionatit me 5 gola të shënuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit